Hetimet - SHBA, a ka penguar Presidenti Trump drejtësinë?
https://parstoday.ir/sq/news/world-i53292-hetimet_shba_a_ka_penguar_presidenti_trump_drejtësinë
Në SHBA, Prokurori i Posaçëm që po heton rreth ndikimit të Moskës në zgjedhjet presidenciale dhe lidhjeve të mundshme të ekipit të fushatës së Trump me Rusinë është zgjeruar, duke përfshirë një pistë të re: hetimin për të parë nëse presidenti ka penguar drejtësinë.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Qershor 16, 2017 04:17 Europe/Tirane
  • Hetimet - SHBA, a ka penguar Presidenti Trump drejtësinë?

Në SHBA, Prokurori i Posaçëm që po heton rreth ndikimit të Moskës në zgjedhjet presidenciale dhe lidhjeve të mundshme të ekipit të fushatës së Trump me Rusinë është zgjeruar, duke përfshirë një pistë të re: hetimin për të parë nëse presidenti ka penguar drejtësinë.

Njoftimi u bë mbrëmë me anë të shkrimeve të botuara në gazetat Washington Post, New York Times dhe Wall Street Journal, bazuar në pohimet e personave që kanë dijeni rreth çështjes. Sipas gazetave, Prokurori i Posaçëm Robert Mueller ka në plan të marrë në pyetje Drejtorin e Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës, Dan Coats, Drejtorin e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Michael Rogers dhe ish-zëvendësdrejtorin e kësaj agjencie, Richard Ledgett. Sipas njoftimeve të gazetave Washington Post dhe Wall Street Journal, tha se Ledgett ka hartuar një dokument zyrtar, në të cilin përshkruan një telefonatë të Presidentit Trump për Coats, ku presidenti i kërkon të pohojë publikisht se ekipi i tij nuk ka bashkëpunuar me Rusinë. Gjithnjë sipas gazetës, Presidenti Trump ka bërë një kërkesë të ngjashme në një telefonatë për Rogers. Mark Corallo, zëdhënës i avokatit personal të zotit Trump, reagoi, duke thënë se “rrjedhja e informacionit nga FBI-ja lidhur me presidentin është skandaloze, e pafalshme dhe e paligjshme”. Kryetarja e Komitetit Kombëtar Republikan, Ronna McDaniel, e kritikoi shkrimin e gazetës Washington Post si një “akuzë të pabazuar”. Ajo tha në një deklaratë se “ende nuk ka ndonjë provë për pengim (të drejtësisë) dhe drejtuesit e tanishëm e të mëparshëm në komunitetin e inteligjencës kanë thënë vazhdimisht se nuk ka pasur asnjë përpjekje për të penguar hetimin në një mënyrë apo një tjetër”.