Demokratët paralajmërojnë Donald Trump
Ligjvënësit demokratë të Amerikës paralajmëruan presidentin e SHBA-ve se do të thirret në interpelancë në rast se do të ndërhyjë në hetimet në lidhje me Rusinë.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se ligjvënësit demokratë, gjithashtu, kanë paralajmëruar presidentin amerikan edhe për përpjekjet për largimin e personave të lidhur me hetimet rreth dosjes përkatëse me marrëdhëniet e tij me Rusinë. Ndryshimi i përbërjes së ekipit gjyqësor vëzhgues mbi hetimet në lidhje me marrëdhëniet e Trump me rusët, është propozuar njëkohësisht me spekulimet për largimin e Robert Mueller, kreun e ekipit hetimor të dosjes së ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale të Amerikës në vitin 2016, si dhe largimin e Rod Rosenstein, zv/prokurorin e përgjithshëm të Amerikës.