Putin: Sanksionet e reja amerikane dëmtojnë marrëdhëniet
https://parstoday.ir/sq/news/world-i53468-putin_sanksionet_e_reja_amerikane_dëmtojnë_marrëdhëniet
Presidenti Vladimir Putin ka deklaruar se sanksionet e reja amerikane kundër Rusisë, nëse implementohen do të dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 18, 2017 13:25 Europe/Tirane
  • Putin: Sanksionet e reja amerikane dëmtojnë marrëdhëniet

Presidenti Vladimir Putin ka deklaruar se sanksionet e reja amerikane kundër Rusisë, nëse implementohen do të dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe.

“Sigurisht që na duhet të ndreqim disa gjëra, të marrim masa shtesë dhe t’u kushtojmë vëmendjen e duhur disa gjërave të tjera, por kjo nuk do të na çojë në një ngërç”, ka thënë Putin. I cituar nga agjencia e lajmeve “Tass”, shefi i Kremlinit ka theksuar se, “kjo do të komplikojë më tej marrëdhëniet Rusi-SHBA dhe mendoj se do të jetë shumë e dëmshme”. Të mërkurën, Senati amerikan miratoi me shumicë votash, 97 pro dhe 2 kundër, një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, që pritet të jetë dhe përgjigjia më e forcë e Shteteve të Bashkuara ndaj ndërhyrjes së supozuar ruse në zgjedhjet presidenciale.