Putin: Sanksionet e reja amerikane dëmtojnë marrëdhëniet
Presidenti Vladimir Putin ka deklaruar se sanksionet e reja amerikane kundër Rusisë, nëse implementohen do të dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe.
“Sigurisht që na duhet të ndreqim disa gjëra, të marrim masa shtesë dhe t’u kushtojmë vëmendjen e duhur disa gjërave të tjera, por kjo nuk do të na çojë në një ngërç”, ka thënë Putin. I cituar nga agjencia e lajmeve “Tass”, shefi i Kremlinit ka theksuar se, “kjo do të komplikojë më tej marrëdhëniet Rusi-SHBA dhe mendoj se do të jetë shumë e dëmshme”. Të mërkurën, Senati amerikan miratoi me shumicë votash, 97 pro dhe 2 kundër, një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, që pritet të jetë dhe përgjigjia më e forcë e Shteteve të Bashkuara ndaj ndërhyrjes së supozuar ruse në zgjedhjet presidenciale.