Nënshkruhet marrëveshja mes BE dhe Kubës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i53674-nënshkruhet_marrëveshja_mes_be_dhe_kubës
Komisioni për marrëdhënie me jashtë i Parlamentit të Evropës, konfirmoi marrëveshjen e nënshkruar për normalizimin e marrëdhënieve me Kubën.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 21, 2017 16:11 Europe/Tirane
  • Nënshkruhet marrëveshja mes BE dhe Kubës

Komisioni për marrëdhënie me jashtë i Parlamentit të Evropës, konfirmoi marrëveshjen e nënshkruar për normalizimin e marrëdhënieve me Kubën.

Ditën e martë komisioni evropian dha pëlqimin mbi marrëveshjen e parë të bashkëpunimit mes Kubës dhe BE. Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve u firmos më herët më 12 dhjetor të vitit 2016. Marrëveshja e bashkëpunimit mes BE dhe Kubës do të marrë konfirmimin zyrtar dhe përfundimtar nga Parlamenti i Evropës. Në marrëveshje është përcaktuar një kornizë e re bashkëpunimi bilateral kryesisht në tregti, politikë dhe ekonomi. Konfirmimi i marrëveshjes mes BE dhe Kubës vjen në kohën kur Donald Trump ka theksuar rishikimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Amerikës dhe këtij vendi.