Vazhdojnë tensionet mes Amerikës dhe Rusisë
Autoritetet amerikanëve vazhdojnë të akuzojnë Rusinë për ndërhyrjen në 21 shtete amerikane gjatë procesit të zgjedhjeve të vitit 2016.
Zhanet Manfra një prej punonjësve të departamentit të sigurisë së brendshme në Amerikë ka thënë se 21 shtete në Amerikë kanë hasur sulme kibernetike nga Rusia gjatë vitit 2016 në kohën e zgjedhjeve presidenciale. Çështja e sulmeve kibernetike dhe çështje të tjera kanë ndikuar në vendosjen e sanksioneve amerikane kundër Rusisë për të cilat zyrtarët rusë kanë reaguan duke anuluar bisedimet e parashikuara mes zëvendës ministrit të jashtëm rus, Sergei Riabkov dhe nënsekretarit amerikan të Shtetit, Thomas Shannon. Zoti Riabkov tha se gjendja e krijuar nuk është e përshtatshme për të mbajtur këtë raund dialogu. Departamenti amerikan i Shtetit, shprehu keqardhjen për anulimin e bisedimeve të së premtes. Na vjen keq që Rusia ka vendosur të heqë dorë nga mundësia për të diskutuar pengesat dypalëshe për marrëdhëniet SHBA-Rusi, tha zëdhënësja Heather Nauert, në një deklaratë. Të martën, Departamenti amerikan i Thesarit shpalli sanksione shtesë ndaj Rusisë dhe separatistëve rusë në Ukrainën Lindore. Sanksionet vënë në shënjestër 38 individë dhe entitete ruse apo pro-ruse të përfshira në konfliktin në Ukrainën lindore, përfshirë dy zyrtarë të lartë rusë: zëvendës ministrin e ekonomisë, Sergey Nazarov dhe deputetin Alexander Babakov.