Kryebashkiakët e Amerikës, ngrihen kundër Trump
Qershor 26, 2017 02:30 Europe/Tirane
250 kryebashkiakë të Amerikës janë mbledhur në qytetin Majami të Floridas për të diskutuar kundër politikave dhe qëndrimeve të presidentit Donald Trump lidhur me ndryshimet klimatike, buxhetin federal dhe shërbimet shëndetësore.
Pjesëmarrësit në këtë takim gjithashtu janë shprehur kundër politikave të presidentit Donald Trump mbi emigracionin. Disa prej kryebashkiakëve nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë me qeverinë federale në çështjen e emigracionin dhe kjo shkaktoi penalitete dhe gjoba ndaj bashkive që ata drejtojnë. Këto bashki nuk kanë zbatuar urdhrin e qeverisë federale të Amerikës për identifikimin, arrestimin dhe dëbimin e emigrantëve të jashtëligjshëm në Amerikë.
Tags