Trump i kënaqur nga verdikti i gjykatës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i54140-trump_i_kënaqur_nga_verdikti_i_gjykatës
Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur i kënaqur nga verdikti i lëshuar nga gjykata amerikane e cila ka pranuar një pjesë të urdhrit të tij për ndalimin e futjes së emigrantëve dhe lëshimit të vizave për disa vende islamike. Këtë verdikt presidenti amerikan e ka quajtur fitore të rëndësishme.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Qershor 27, 2017 02:59 Europe/Tirane
  • Trump i kënaqur nga verdikti i gjykatës

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur i kënaqur nga verdikti i lëshuar nga gjykata amerikane e cila ka pranuar një pjesë të urdhrit të tij për ndalimin e futjes së emigrantëve dhe lëshimit të vizave për disa vende islamike. Këtë verdikt presidenti amerikan e ka quajtur fitore të rëndësishme.

Në deklaratën e tij Donald Trump ka thënë se ky verdikt lejon zbatimin e masave për parandalimin e futjes së emigrantëve dhe shtetasve nga 6 vendet ekstremiste dhe islamike në Amerikës. Gjykata amerikane ka pranuar një pjesë të urdhrit të lëshuar nga presidenti Trump dhe ka lejuar zbatimin e një pjese të këtij urdhri deri në shqyrtimin përfundimtar të dosjes në muajin tetor. Në këtë urdhër shtetasit nga Irani, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni nuk u lejohet të futen në Amerikë për një periudhë 90 ditore vetëm në rast se kanë lidhje të qarta me persona apo organe në Amerikë. Trump në muajin janar dhe mars 2017 ka nxjerrë një urdhër kundër emigrantëve dhe shtetasve të 6 vendeve islamike, urdhër që u hodh poshtë nga shumë gjykata të shteteve të ndryshme në Amerikë.