Aleatët e NATO-s i rrisin shpenzimet për mbrojtje
(last modified Wed, 28 Jun 2017 18:21:16 GMT )
Qershor 28, 2017 20:21 Europe/Tirane
  • Aleatët e NATO-s i rrisin shpenzimet për mbrojtje

Aleatët e NATO-s, me përjashtim të Shteteve të Bashkuara, do t’i shtojnë shpenzimet e mbrojtjes deri në 4.3% këtë vit, duke krijuar një ngritje të përgjithshme prej 46 miliardë dollarësh, prej vitit 2014, ka thënë sot sekretari i përgjithshëm i aleancës veri-atlantike, Jens Stoltenberg.

“Pas viteve të rënies, në vitin 2015 ne e kemi parë një rritje reale në shpenzime të mbrojtjes në mesin e aleatëve evropianë dhe Kanadasë”, tha zoti Stoltenberg në Bruksel. “Për t’i mbajtur vendet tona të sigurta, ne duhet të punojmë për shtimin e shpenzimeve të mbrojtjes dhe ndarje korrekte të ngarkesës në gjithë aleancën tonë”, tha Stoltenberg gjatë një konterence për shtyp, një ditë para se ministrat e shteteve anëtare të NATO-s, të takohen për të diskutuar për shpenzime më të mëdha ushtarake. NATO-ja e kishte përcaktuar qëllimin për shpenzim të 2% të GDP-së për mbrojtje, për secilin anëtar, por vetëm Shtetet e Bashkuara, Britania, Estonia, Greqia dhe Polonia, e kanë arritur këtë qëllim, dhe kjo ka ndikuar që Shtetet e Bashkuara ta bartin barrën pothuajse 70% të shpenzimeve të aleancës. Gjatë një takimi me liderët e NATO-s në Bruksel, më 26 maj, presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kritikuar ashpër shumë shtete anëtare të NATO-s, për dështim që t’i plotësojnë synimet e përcaktuara të shpenzimeve ushtarake.

Tags