Donald Trump pranon situatën e rëndë të veteranëve të luftës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i54510-donald_trump_pranon_situatën_e_rëndë_të_veteranëve_të_luftës
Presidenti amerikan ka pranuar se situata dhe gjendja e veteranëve të luftës është e rëndë dhe kritike.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 02, 2017 06:12 Europe/Tirane
  • Donald Trump pranon situatën e rëndë të veteranëve të luftës

Presidenti amerikan ka pranuar se situata dhe gjendja e veteranëve të luftës është e rëndë dhe kritike.

Donald Trump ka pohuar gjendjen e rënduar të veteranëve në një kohë kur veteranët e luftës përballen me sëmundje të rënda psikike dhe shpirtërore. Shumë qendra statistikore në Amerikë flasin për rritjen e numrit të veteranëve që kanë luftuar në Irak dhe në Afganistan dhe që kanë kryer vetëvrasje. Statistikat zyrtare të qeverisë amerikane flasin se për çdo ditë 22 veteranë kryejnë vetëvrasje për shkak të problemeve fizike dhe mendore. Me gjithë këto problemet, organet shtetërore në Amerikë deri tani nuk kanë marrë masa për tu ardhur në ndihmë veteranëve të luftës.