Korrik 06, 2017 17:36 Europe/Tirane
  • Protesta masive para organizimit të samitit të G20

Aktivistë të grupit humanitar Oxfam në prag të samitit të G20 në Hamburg të Gjermanisë, janë tubuar për të protestuar kudër këtij samiti.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, aktivistët e grupit humanitar Oxfam të enjten me organizimin e protestave, kanë kërkuar përballje me varfërinë dhe padrejtësitë. Oxfam ka kërkuar nga grupet humanitare ndërkombëtare të veprojnë në fushën e luftës kundër varfërisë. Samiti dyditor i G20 do të fillojë nesër në Hamburg dhe do të zgjasë dy ditë. Qeveria gjermane ka njoftuar se janë aktivizuar mbi 20 mijë forca të rendit të pajisur me 28 helikopterë dhe me 180 qenë të trajnuar për t’u përballur me protestat.

 

Tags