Qershor 12, 2024 11:54 Europe/Tirane
  • Opinioni i Oxfam për zgjidhjen e krizës më të madhe të shekullit me 3% të shpenzimeve ushtarake të G7

Parstoday- Organizata bamirëse Oxfam në një deklaratë të lëshuar në prag të takimit të G7 në Itali njoftoi: Vetëm 3% e shpenzimeve ushtarake të këtij grupi mund të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës globale të ushqimit dhe borxhit.

Bota po përballet me katastrofën më të madhe globale në këtë shekull të quajtur "uria". Sipas Pars Today, për herë të parë në dekadat e fundit, uria dhe kequshqyerja tek fëmijët po shtohen dhe miliona familje në këtë planet po përpiqen të plotësojnë nevojat për ushqim të mjaftueshëm për fëmijët. “Oxfam” në një deklaratë njoftoi: Zhdukja e “urisë” në botë kërkon 31 miliardë e 700 milionë dollarë në vit, ndërsa kontributi i “Grupit G7” nga ulja e borxhit të vendeve më të varfra të botës është vetëm 4 miliardë dollarë. Buxheti i parashikuar nga "Oxfam" për të eliminuar plotësisht urinë në botë është i barabartë me 2.9% e 1200 miliardë dollarëve të shpenzuar nga G7 në 2023 për shpenzime ushtarake. Sipas deklaratës së Oxfam, qeveritë sot janë të prirura për luftë dhe gjakderdhje dhe kur vjen puna për të ndalur urinë, ato papritmas stepen. Nesër e enjte, më 13 qershor, për tre ditë do të mbahet takimi vjetor i G7 në rajonin e Pulias të Italisë, për të përcaktuar fondet e dhuruara të këtij grupi. Ky grup përfshin shtatë vende të industrializuara të botës ku përfshihen Amerika, Britania, Franca, Japonia, Kanadaja, Gjermania dhe Italia.

Tags