Amerika thekson përsëri se Irani ka zbatuar marrëveshjen bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i55590-amerika_thekson_përsëri_se_irani_ka_zbatuar_marrëveshjen_bërthamore
Qeveria e Amerikës ka deklaruar se Iranit i ka qëndruar besnikë të gjitha zotimeve të tij të bëra në kuadër të marrëveshjes bërthamore me Grupin 5+1.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 18, 2017 04:15 Europe/Tirane
  • Amerika thekson përsëri se Irani ka zbatuar marrëveshjen bërthamore

Qeveria e Amerikës ka deklaruar se Iranit i ka qëndruar besnikë të gjitha zotimeve të tij të bëra në kuadër të marrëveshjes bërthamore me Grupin 5+1.

Faqja informative NPR njoftoi se Rex Tillerson, sekretari amerikan i shtetit, ditën e hënë konfirmoi se Irani ka zbatuar marrëveshjen bërthamore duke i qëndruar besnik të gjitha zotimeve të bëra në kuadër të kësaj marrëveshje. NPR duke cituar funksionarët e qeverisë së Amerikës, pavarësisht kësaj, e ka konsideruar Iranin kërcënim serioz për interesat e Amerikës në Lindjen e Mesme. Qeveria e Amerikës çdo 90 ditë një herë duhet të raportojë në Kongres rreth zbatimit të marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit. Kjo është hera e dytë që qeveria e Donald Trump pavarësisht kundërshtimit të marrëveshjes bërthamore, pohon se Republika Islamike e Iranit ka zbatuar tërësisht marrëveshjen bërthamore.