Ryabkov: Rusia afër kthimit të komplekseve diplomatike në SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/world-i55632-ryabkov_rusia_afër_kthimit_të_komplekseve_diplomatike_në_shba
Një zyrtar i lartë rus e ka lënë të hapur mundësinë që Moska dhe Uashingtoni të kenë arritur një marrëveshje e cila do të kthente qasjen e rusëve në dy komplekset e tyre diplomatike në SHBA.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 18, 2017 20:57 Europe/Tirane
  • Ryabkov: Rusia afër kthimit të komplekseve diplomatike në SHBA

Një zyrtar i lartë rus e ka lënë të hapur mundësinë që Moska dhe Uashingtoni të kenë arritur një marrëveshje e cila do të kthente qasjen e rusëve në dy komplekset e tyre diplomatike në SHBA.

Këto komplekse ishin konfiskuar në dhjetorin e vitit të kaluar me vendimin e presidentit të atëhershëm, Barack Obama. Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, ka dhënë një përgjigje të shkurtër pas interesimit të mediave për të kuptuar nëse është arritur një marrëveshje. Sipas CNN, kur Ryabkov është pyetur: “A i keni kthyer komplekset diplomatike?”, ai është përgjigjur, “pothuajse, pothuajse”. Asnjëra nga palët nuk ka dalë me ndonjë deklaratë pas takimit që është mbajtur në Departamentin e Shtetit në SHBA. Është raportuar që takimi të ketë zgjatur më shumë së dy orë e gjysmë. Obama pati urdhëruar konfiskimin e komplekseve diplomatike ruse në Mariland dhe Nju Jork, dhe dëbimin e 35 diplomatëve rusë, si përgjigje të asaj që Obama pati deklaruar, se ata kanë qenë spiunë që janë përpjekur të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së më 2016.