Trump presion republikanëve në Senat për anulimin e planit Obamacare
https://parstoday.ir/sq/news/world-i55718-trump_presion_republikanëve_në_senat_për_anulimin_e_planit_obamacare
Presidenti i SHBA ka kërkuar nga republikanët në Senat të votojnë kundër planit Obamacare.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Korrik 20, 2017 03:54 Europe/Tirane
  • Trump presion republikanëve në Senat për anulimin e planit Obamacare

Presidenti i SHBA ka kërkuar nga republikanët në Senat të votojnë kundër planit Obamacare.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Donald Trump, president i SHBA, të mërkurën ka mbajtur një takim në Shtëpinë e Bardhë me senatorët republikanë dhe i ka kërkuar atyre që të votojnë pro anulimit të planit Obamacare dhe të mbështesin planin e ri të propozuar nga Trump në lidhje me Planin për shërbime shëndetësore. Përpjekjet e republikanëve në Shtetet e Bashkuara, për të gjetur një zëvendësim për sistemin shëndetësor të ish-presidentit Barack Obama, kanë dështuar. Dy senatorë republikanë, Mike Lee dhe Jerry Moran, kanë kundërshtuar alternativën e propozuar të partisë së tyre, duke e bërë të pamundur kalimin e projektligjit në Senat, në formën e tanishme. “Me keqardhje, por tani është e qartë se përpjekja për të shfuqizuar dhe zëvendësuar menjëherë sistemin shëndetësor Obamacare, nuk do të jetë e suksesshme”, tha lideri i shumicës republikane në Senat, Mitch McConnell. Të moderuarit e Partisë Republikane janë të shqetësuar për humbjen e votuesve që e pëlqejnë ligjin ekzistues.