Strategjia e mbrojtes ndaj akuzave, dorëhiqet zëdhënësi i Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i55816-strategjia_e_mbrojtes_ndaj_akuzave_dorëhiqet_zëdhënësi_i_trump
Zëdhënësi i ekipit ligjor personal të Donald Trump ka dhënë dorëheqjen për shkak të mosmarrëveshjeve mbi strategjinë e avokatëve të Presidentit për të kufizuar lirinë e veprimit të ekipit që drejton hetimin mbi ndërhyrjen ruse në Presidencialet e 2016-s.Mark Corallo ishte zëdhënësi i Marc Kasowitz, njeriu që po mbron Trump në këtë çështje.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 21, 2017 18:33 Europe/Tirane
  • Strategjia e mbrojtes ndaj akuzave, dorëhiqet zëdhënësi i Trump

Zëdhënësi i ekipit ligjor personal të Donald Trump ka dhënë dorëheqjen për shkak të mosmarrëveshjeve mbi strategjinë e avokatëve të Presidentit për të kufizuar lirinë e veprimit të ekipit që drejton hetimin mbi ndërhyrjen ruse në Presidencialet e 2016-s.Mark Corallo ishte zëdhënësi i Marc Kasowitz, njeriu që po mbron Trump në këtë çështje.

Corallo ka lidhje të afërta me Prokurorin e Posaçëm, Robert Mueller që drejton hetimin e Rusisë dhe sipas Politico-s, e ka lavdëruar dhe hapur punën e bërë prej tij. Mueller ka tërhequr emra të mëdhenj në ekipin e tij që po heton gjithashtu nëse Trump është përpjekur të pengojë drejtësinë me shkarkimin e ish-drejtorit të FBI-së, James Comey në fillim të vitit, kur zoti Comey ishte duke udhëhequr hetimet e Byrose Federale për ndërhyrjen e Moskës. Kritikja e Trump gjatë fushatës, “Neë York Times” pretendon se ekipi i tij është përpjekur të diskreditojë hetimin e udhëhequr nga Mueller. “Ëashington Post” shkon edhe më tej e thotë se avokatët e Presidentit kanë tentuar të gjenin mënyrat për ta kufizuar, apo minuar këtë hetim e kanë verifikuar gjithashtu për konflikte të mundshme interesi brenda radhëve të vetë ekipit të Prokurorit të Posaçëm.