Erdogan: Kufizimet në Bejtul Mukades të papranueshme
https://parstoday.ir/sq/news/world-i55882-erdogan_kufizimet_në_bejtul_mukades_të_papranueshme
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka thënë se kufizimet e vendosura nga regjimi sionist në Bejtul Mukades dhe xhaminë Aksa janë të papranueshme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 22, 2017 15:47 Europe/Tirane
  • Erdogan: Kufizimet në Bejtul Mukades të papranueshme

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka thënë se kufizimet e vendosura nga regjimi sionist në Bejtul Mukades dhe xhaminë Aksa janë të papranueshme.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Erdogan përmes publikimit të një deklarate, ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të ndërmarrë veprimet e nevojshme për heqjen e pengesave për kryerjen e ritualeve fetare nga myslimanët në xhaminë Al Aksa. Ai gjithashtu si kryesues i radhës i Organizatës për Bashkëpunim Islamik i k bërë thirrje të gjithëve që të ndërmarrin masa praktike për eliminimin e kufizimeve të imponuara mbi liritë fetare të myslimanëve në Kods. Forcat izraelite sulmuan palestinezët duke vendosur një bllokadë jashtë hyrjes kryesore të kompleksit dhe Tel Avivi po zbaton masat e reja që ndalojnë adhuruesit të bëjnë lutjet e tyre në xhami.