SHBA - Trump, thirrje për shfuqizimin e “Obamacare”
https://parstoday.ir/sq/news/world-i56018-shba_trump_thirrje_për_shfuqizimin_e_obamacare
Senati i kontrolluar nga republikanët do të bëjë një tjetër përpjekje për të shfuqizuar ligjin për kujdesin shëndetësor të administratës së ish-presidentit Obama, në përpjekje për të realizuar një nga premtimet kryesore të Presidentit Trump, gjatë fushatës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 24, 2017 15:50 Europe/Tirane
  • SHBA - Trump, thirrje për shfuqizimin e “Obamacare”

Senati i kontrolluar nga republikanët do të bëjë një tjetër përpjekje për të shfuqizuar ligjin për kujdesin shëndetësor të administratës së ish-presidentit Obama, në përpjekje për të realizuar një nga premtimet kryesore të Presidentit Trump, gjatë fushatës.

Ndërkohë që fati i reformës shëndetësore është i pasigurt, përkrahësit e zotit Trump, kundërshtarët dhe analistët po përpiqen të parashikojnë se çfarë do të ndodhë me programin e tij ambicioz të politikave të brendshme. Protestat kundër planit republikan për kujdes shëndetësor vazhduan, ndërsa senatorët republikanë shkuan në Shtëpinë e Bardhë, ku Presidenti Trump bëri një apel të ri: “Për shtatë vjet i premtuat popullit amerikan se do ta shfuqizonit Obamacare. Njerëzit po vuajnë. Mosveprimi nuk është alternativë.” Në një moment, zoti Trump la të kuptohej se mund të ketë ardhur koha që Obamacare thjesht të lejohet të dështojë. Përpjekja e ardhshme republikane ka si synim vetëm shfuqizimin e ligjit, diçka që demokratët si senatori Chuck Schumer e kundërshtojnë.