NATO propozon ndërmjetësim në marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Turqisë
(last modified Tue, 25 Jul 2017 05:35:42 GMT )
Korrik 25, 2017 07:35 Europe/Tirane
  • NATO propozon ndërmjetësim në marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Turqisë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka propozuar që të ndërmjetësojë në përmirësimin e marrëdhënieve mes Gjermanisë dhe Turqisë.

Jens Stolenberg në kuadër të përpjekjeve për të ndërmjetësuar në përmirësimin e marrëdhënieve Berlin-Ankara, ka propozuar që deputetët gjermanë të takohen me ushtarakët gjermanë që ndodhen në bazën Inxherlik të Turqisë. Turqia përballet me presione nga BE dhe kryesisht nga Gjermania. Shteti më i fuqishëm evropian, Gjermania, ka shtuar presionet gjatë ditëve të fundit, duke kërcënuar me masa që do të vështirësonin investimet gjermane në Turqi dhe gjithashtu marrëveshjet për tregtinë e armeve. Turqia po largohet gjithnjë e më shumë nga vlerat evropiane. Në një konferencë për shtyp në Bruksel, komisionari i BE për zgjerimin, Johannes Hahn shprehu shqetësimet  e bllokut, pas nisjes së procesit gjyqësor kundër 17 gazetarëve të njohur dhe pjesëtarëve të tjerë të stafit të gazetës opozitare turke “Cumhuriyet”. Ai i bëri thirrje vendit të respektojë lirinë e shprehjes, në prag të një takimi të nivelit të lartë mes BE dhe Turqisë, ditën e martë. 'Vendi po largohet nga vlerat e Bashkimit Evropian dhe kjo sigurisht që ka ndikim te marrëdhënia mes Turqisë dhe Brukselit. Ne do të diskutojmë për të gjitha këto çështje", u shpreh komisionari Hahn. Procesi gjyqësor koiçidon me përshkallëzimin e mosmarrëveshjeve me Gjermaninë, lidhur me arrestimin e 10 aktivistëve për të drejtat e njeriut, përfshirë një gjerman, si pjesë e fushatës së spastrimit, pas grushtit të dështuar të shtetit, kundër Erdogan. Aktivistët dhe aleatët perëndimorë janë ankuar për përkeqësimin e të drejtave të njeriut nën udhëheqjen e presidentit Rexhep Taip Erdogan.  Rreth 50 mijë persona janë arrestuar e të paktën 150 mijë të tjerë janë shkarkuar nga detyra, që prej puçit të 15 korrikut të vitit 2016. Si pjesë e fushatës spastruese të qeverisë, 150 media janë mbyllur e rreth 160 gazetarë janë burgosur.

 

 

 

Tags