Sjellja e Trump nga pikëpamja e Reuters
Presidenti i Amerikës në deklaratat e tij shpreh pikëpamje të dyfishta dhe nga njëra anë thotë se është i bindur në moszbatimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit dhe nga ana tjetër kërcënon se nëse është kështu atëherë do të veprojë kështu.
Agjencia Reuters për të kënaqur opinionin publik dhe partnerët e Amerikës në rajon, edhe një herë ka bërë ekzagjerime mbi Iranin dhe marrëveshjen bërthamore e ka përdorur si mjet për të treguar novacionin e vet. Kjo agjenci duke u bazuar në një intervistë të Wall Street Journal lidhur me raportin e 3 muajve të fundit nuk konfirmon zbatimin e marrëveshjes nga ana e Iranit. Kjo agjenci thotë se Teherani duke mos zbatuar marrëveshjen bërthamore do të përballet me probleme të mëdha. Nëse Irani nuk do të zbatojë pikat e marrëveshjes, për të do të krijohen probleme të mëdha. Donald Trump në ekzagjerimet e tij ka thënë: “Kujtonit se për këtë do të falënderojnë Amerikën dhe do të thonin ju duam shumë. Ata u bënë edhe më të guximshëm që padyshim kjo gjendje nuk do të vazhdojë”. Me të tilla deklarata presidenti amerikan nga njëra anë dëshiron të parashtrojë hipotezën e moszbatimit të marrëveshjes nga ana e Iranit dhe nga ana tjetër në kohën kur Irani të mos i japë pretekst, atëherë të nisë projektin e tjetërsimit të situatës.