Trump kundër republikanëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i56338-trump_kundër_republikanëve
Presidenti i SHBA, Donald Trump sapo lë pas një nga javët më të këqija të presidencës së tij, duke filluar nga sulmet poshtëruese kundër prokurorit të tij të përgjithshëm, ndërhyrje në mes të këshilltarëve të Shtëpisë së Bardhë, një ndryshim të madh të stafit dhe dështimit të rishikimit të sistemit të kujdesit shëndetësor.
(last modified 2026-05-05T20:27:48+00:00 )
Korrik 30, 2017 15:39 Europe/Tirane
  • Trump kundër republikanëve

Presidenti i SHBA, Donald Trump sapo lë pas një nga javët më të këqija të presidencës së tij, duke filluar nga sulmet poshtëruese kundër prokurorit të tij të përgjithshëm, ndërhyrje në mes të këshilltarëve të Shtëpisë së Bardhë, një ndryshim të madh të stafit dhe dështimit të rishikimit të sistemit të kujdesit shëndetësor.

Në kohën kur niveli i popullaritetit të Donald Trump ka rënë dukshëm, një këshilltar i presidentit amerikan ka deklaruar se Shtëpia e Bardhë është pranë dështimit total. Përplasjet filluan javën e kaluar kur Trump publikisht e poshtëroi prokurorin e përgjithshëm Jeff Sessions si "shumë të dobët", duke shpresuar se ai duke qenë nën presion do të japë dorëheqjen. Republikanët e Senatit ishin të shpejtë për të ardhur në mbrojtje të ish-kolegut të tyre, duke i kërkuar Sessions të qëndrojë në detyrë. Ata e detyruan Trump të tërhiqej duke kërcënuar të bllokonte çdo përpjekje për të zëvendësuar Sessions. Ambasadori rus në Uashington është dëgjuar nga agjentët në SHBA tu thotë shefave të tij se ka diskutuar me Sessions çështje të lidhura me fushatën ku përfshiheshin dhe tema me interes të lartë për Moskën. Rrëfimi i ambasadorit Sergeri Kislyal mbi biseda të zhvilluara me bashkëpunëtorin e Trump, asokohe senator dhe këshilltar kyç i politikës së jashtme të miliarderit gjatë fushatës, është interceptuar nga agjencitë amerikane të inteligjencës. Prokurori i Përgjithshëm nuk tregoi fillimisht se kishte pasur kontakte me diplomatin e lartë rus e më vonë, u shpreh se takimet me të nuk kanë pasur asnjë lidhje me fushatën. Tërheqja nga hetimi i ndërhyrjes ruse në presidencialet e 2016-tës e ka vënë shefin e departamentit të drejtësisë në kurs përplasjeje me Trump, i cili pak ditë më parë e shprehu hapur pakënaqësinë me këtë vendim të njeriut të vetë të besuar, duke deklaruar madje se po të kishte ditur më parë se Sessions do të hidhte këtë hap, kryeprokuror të vendit do të kishte caktuar dikë tjetër. Gazeta Uashington Post ka publikuar një artikull ku jepen shkaqet e shkarkimit të Reince Priebus dhe flet për sjelljen ofenduese të presidentit amerikan ndaj tij. Gazeta Uashington Post zbulon se Donald Trump përpara shkarkimit të Reince Priebus, për ta ofenduar e ka thirrur Priebusin në zyrën e tij që Priebus të vriste një mizë që qarkullonte mbi kokën e presidentit.