Trump: Marrëdhëniet me Rusinë, "në pikë rrezikshmërisht të ulët"
https://parstoday.ir/sq/news/world-i56574-trump_marrëdhëniet_me_rusinë_në_pikë_rrezikshmërisht_të_ulët
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se marrëdhëniet e Uashingtonit me Moskën janë “në pikë rrezikshmërisht të ulët ”, duke i fajësuar ligjvënësit për këtë situatë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 03, 2017 16:22 Europe/Tirane
  • Trump: Marrëdhëniet me Rusinë,

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se marrëdhëniet e Uashingtonit me Moskën janë “në pikë rrezikshmërisht të ulët ”, duke i fajësuar ligjvënësit për këtë situatë.

“Marrëdhëniet me Rusinë janë në pikë rrezikshmërisht të ulët”, ka shkruar Trump në Twitter. “Duhet të falënderoni Kongresin, njerëzit e njëjtë të cilët nuk mund të na japin kujdes shëndetësor!”, duke i’u referuar disfatës së fundit në Senat për planet e tij për reforma rreth kujdesit shëndetësor, të njohur si Obamacare. Komentet e Trumpit vijnë një ditë pasi ai i ka nënshkruar projektligjin i cili e sanksionon Rusinë, masë të cilën kryeministri rus, Dmitry Medvedev, e ka cilësuar si “ luftë tregtare” kundër Moskës. Përmes një deklarate që shoqëron nënshkrimin e tij, Trump ka thënë se legjislacioni “ka të meta të konsiderueshme”, që do të pengonin aftësitë e administratës së tij për të negociuar me kundërshtarët e huaj. Trump e ka kundërshtuar kthimin e sanksioneve kundër Rusisë në ligj, mirëpo ka thënë se e ka nënshkruar legjislacionin pavarësisht “të metave të konsiderueshme”, për “ hir të unitetit kombëtar”.