“The Guardian”: Mosmarrëveshje të thella brenda Shtëpisë së Bardhë
Gazeta britanike “The Guardian” ka shkruar sot se me zbulimin e bisedave të presidentit amerikan me udhëheqësit e Meksikës dhe Australisë, është dëshmuar për mosmarrëveshje të thella brenda Shtëpisë së Bardhë.
Sipas kësaj gazete, publikimi disa pjesëve të bisedave të Donald Trump, president i SHBA në gazetën Uashington Post, dëshmohet për thyerjen e normave brenda administratës amerikane dhe do të ketë pasoja të paparashikueshme brenda Shtëpisë së Bardhë. Bazuar në bisedat e zbuluara të presidentit amerikan me kryeministrin e Australisë, Trump e konsideron veten si njeriun më të rëndësishëm dhe më të madh në botë. Trump në bisedën me presidentin e Meksikës shihet sesi Trump vazhdimisht mundohet t’i mësoj homologut të tij meksikan si t’i mashtrojë mediat. Po ashtu, mosmarrëveshjet mes Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit Amerikan të Shtetit janë shtuar për shkak të Rusisë dhe Iranit.