Ulet ndikimi në botë i SHBA dhe Britanisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i56620-ulet_ndikimi_në_botë_i_shba_dhe_britanisë
Veprimet e Donald Trump, president i SHBA dhe të Tereza Mej, kryeministre e Britanisë, kanë shkatërruar kredibilitetin e këtyre dy vendeve në botë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 04, 2017 14:49 Europe/Tirane
  • Ulet ndikimi në botë i SHBA dhe Britanisë

Veprimet e Donald Trump, president i SHBA dhe të Tereza Mej, kryeministre e Britanisë, kanë shkatërruar kredibilitetin e këtyre dy vendeve në botë.

Gazeta japoneze Times, në një artikull të saj shkruan se Donald trump, në vend të shtojë fuqinë dhe kredibilitetin e Amerikës, ashtu siç kishte pretenduar vazhdimisht, ai në masë të madhe ka reduktuar kredibilitetin dhe ndikimin e vendit të tij në botë dhe me këtë rast, ai mund të llogaritet si presidenti më i keq në historinë e SHBA. Në artikullin e gazetës japoneze Times, thuhet se kryeministrja britanike Tereza Mej, interesin e vendit të saj e ka viktimizuar me interesin e partisë konservatore së cilës i takon ajo dhe shumica e vendimeve dhe sjelljeve të kryeministres britanike dëshmojnë për pamjaftueshmërinë e saj për të qenë udhëheqëse e një vendi të fuqishëm evropian.