“Dorëheqja e Trump është shumë afër”
Gazeta amerikane “Huffington Post” duke folur në lidhje me gjendjen e brishtë politike në administratën amerikane, ka shkruar se parashikohet që Trump shumë shpejt do të japë dorëheqje nga posti i presidentit të SHBA.
Sipas Pars Today, kjo gazetë amerikanë në një raport të saj shkruan se Donald Trump, president i SHBA nuk mund të dalë trimufues përballë të gjitha këtyre sfidave me të cilat përballet ai dhe ai pritet që shumë shpejt të japë dorëheqje nga presidenca dhe kjo frazë ku thuhet se fituesit asnjëherë nuk ndalen së punuari, është një gabim i qeverisë s Trump. Kjo gazetë amerikane duke folur për gjendjen aktuale politike në SHBA dhe problemet në presidencën Trump, shkruan se midis të gjitha kaoseve të mediave dhe skandaleve politike që e shoqërojnë administratën e Uashingtonit, Trump pritet të largohet nga pushteti. Hetimet për kontaktet e mundshme mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe Rusisë janë intensifikuar, ndërsa në bazë të burimeve që kanë mediat amerikane, konsulli special i çështjes, Robert Mueller, po investigon në aspektin ekonomik për të parë nëse ka lidhje financiare që hedhin hije dyshimi. I deleguari special për çështjen ka krijuar një juri të madhe, një term i cili i referohet krijimit të një grupi me disa anëtarë që shqyrtojnë vlefshmërinë e akuzave përpara se një rast i caktuar të shkojë për gjykim. Autori i këtij shkrimi ka thënë: Sipas parashikimit tim, dorëheqja e Trump nga presidenca amerikane është shumë afër. Pse? Sepse ai nuk mund të triumfojë. Ai nuk ka qenë fitues, ai po mundohet që duke fajësuar të tjerët të arsyetojë mungesën e efektivitetit të tij politik.