Mogherini thekson zbatimin e marrëveshjes bërthamore
Shefja e diplomacisë evropiane në kuadër të samitit të Asamblesë Rajonale ASEAN në Manila të Filipineve, në takimin që pati me sekretarin amerikan të shtetit, ministrin e jashtëm të Rusisë dhe Kinës, theksoi zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore.
Federika Mogherini, u takua me Rex Tillerson, Sergei Lavrov dhe Vang Ji, të cilët i informoi mbi vizitën e fundit në Teheran dhe pjesëmarrjen në ceremoninë e betimit të presidentit Hasan Ruhani. Përveç kësaj Mogherini diskutoi edhe për takimin e 21 korrikut të komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore në Vjenë dhe mirëpriti vendimin për zbatimin e të gjitha pikave të marrëveshjes bërthamore nga ana e vendeve nënshkruese. Takimi i 8-të i komisionit të përbashkët për zbatimin e marrëveshjes bërthamore u organizua me pjesëmarrjen e Sejed Abas Eragçi, zv/ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, Helga Shmidt zv/shefja e diplomacisë evropiane dhe drejtues të zyrave politike të vendeve anëtare të grupit 5+1. Marrëveshja bërthamore e arritur mes Iranit dhe grupit 5+1 ka nisur të zbatohet prej janarit të vitit 2016 mirëpo qeveria amerikane vazhdimisht ka shkelur zotimet e saj në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Donald Trump president i Amerikës është një prej kundërshtarëve të marrëveshjes bërthamore të cilën e ka quajtur një marrëveshje të tmerrshme.