FBI bastis shtëpinë e ish shefit të fushatës së Trumpit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i56926-fbi_bastis_shtëpinë_e_ish_shefit_të_fushatës_së_trumpit
Është raportuar se FBI ka bastisur shtëpinë e Paul Manafort, ish shefit të fushatës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 09, 2017 15:52 Europe/Tirane
  • FBI bastis shtëpinë e ish shefit të fushatës së Trumpit

Është raportuar se FBI ka bastisur shtëpinë e Paul Manafort, ish shefit të fushatës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Sipas The Washington Post, kërkimet janë bërë në njërën nga rezidencat e tij në Virxhinia, në kuadër të hetimeve që po bëhen për ndikimin e mundshëm rus në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA. Sipas raportit të kësaj gazete, FBI ka konfiskuar dokumente dhe materiale të tjera para agimit të 26 korrikut. Zëdhënësi i Manafort, Jason Maloni, ka konfirmuar se agjentët federalë, “ kanë ekzekutuar një urdhër kërkimi në njërën nga rezidencat e zotit Manafort”. Aktualisht, Manfort është në qendër të disa hetimeve për lidhje të mundshme në mes të fushatës së presidentit Trump dhe Rusisë. Ai është larguar nga pozita e shefit të fushatës së Trumpit, në gusht të vitit 2016, pas informacioneve se ai ka pranuar pagesa të mëdha nga ish qeveria ukrainase, e cila konsiderohej të ishte proruse.