Trump: Ushtria amerikane është gati për Korenë e Veriut!
https://parstoday.ir/sq/news/world-i57018-trump_ushtria_amerikane_është_gati_për_korenë_e_veriut!
Nuk vonoi shumë përgjigja e presidentit Donald Trump lidhur me kërcënimin koreano-verior për një sulm në territorin amerikan të Guamit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 11, 2017 13:36 Europe/Tirane
  • Trump: Ushtria amerikane është gati për Korenë e Veriut!

Nuk vonoi shumë përgjigja e presidentit Donald Trump lidhur me kërcënimin koreano-verior për një sulm në territorin amerikan të Guamit.

Përmes Twitter-it, presidenti deklaroi se ushtria e vendit është gati në rast se Korea e Veriut vepron. Presidenti hap kështu një faqe të re në retorikën e acaruar mes Uashingtonit dhe Penianit, që kanë shkëmbyer kërcënime të vazhdueshme gjatë këtyre ditëve të fundit. Presidenti Donald Trump është shprehur se ushtria amerikane është gati të merret me Korenë e Veriut. “Zgjidhjet ushtarake janë tashmë në vend, të përgatitura, nëse Korea e Veriut vepron në mënyrë jo të zgjuar. Shpresoj që Kim Jong-un të gjejë një tjetër mënyrë!” shkroi presidenti në Twitter, duke përdorur kështu politikën e lojës me zjarrin. Kjo ishte kundërpërgjigja më e fundit e presidentit ndaj akuzave të Penianit se ai po e çon gadishullin korean në prag të një lufte bërthamore.