Mospajtime midis Amerikës së Trump dhe Amerikës Latine
https://parstoday.ir/sq/news/world-i57198-mospajtime_midis_amerikës_së_trump_dhe_amerikës_latine
Derisa nënpresidenti amerikan, Mike Pence, është duke vizituar Amerikën Latine, me synimin e uljes së tensioneve, pas kërcënimeve të shefit të tij, presidentit Donald Trump, për mundësi të aksionit ushtarak në Venezuelë, lideri i këtij vendi, Nicolas Maduro, ka tentuar të rrisë pushtetin e tij, duke mbajtur një protestë anti-imperialiste.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 14, 2017 15:24 Europe/Tirane
  • Mospajtime midis Amerikës së Trump dhe Amerikës Latine

Derisa nënpresidenti amerikan, Mike Pence, është duke vizituar Amerikën Latine, me synimin e uljes së tensioneve, pas kërcënimeve të shefit të tij, presidentit Donald Trump, për mundësi të aksionit ushtarak në Venezuelë, lideri i këtij vendi, Nicolas Maduro, ka tentuar të rrisë pushtetin e tij, duke mbajtur një protestë anti-imperialiste.

Marshi ka nisur gjatë ditës së sotme, dhe ishte pritur të përfundonte në pallatin presidencial, ku Maduro do ta mbante një fjalim para protestuesve, derisa nënpresidenti Pence, është duke vazhduar vizitën në këtë rajon, i cili ka nisur në Kolumbi, gjatë ditës së diel. Në Kartagjenë, Pence ka thënë se administrata e SHBA-së, është e bindur se mund të gjendet një zgjidhje paqësore në Venezuelë. Në këtë vend kanë vdekur më shumë se 120 persona, në protestat kundër Maduros, që nga muaji prill. Maduro në anën tjetër ka thënë se vendi duhet të jetë i bashkuar në frymën socialiste, në mënyrë që të mbrohet nga ndërhyrja e SHBA-së, e cila sipas tij ka qëllim pushtimin e burimeve të naftës në këtë vend. Marshi ka nisur në sheshin kryesor, derisa mijëra protestues, kanë thirrur, “Venezuela dhe Amerika Latine kundër perandorisë!”. Muajin e kaluar, Venezuela, e zgjedhur një asamble, e cila ka mandat të rishkrimit të kushtetutës, ashtu që t’i jap më shumë fuqi presidentit Maduro. Maduro dhe mbështetësit e tij, mendojnë se kjo amsamble është shpresa e vetme e Venezuelës, për sigurimin e paqes dhe prosperitetit. Opozita e ka bojkotuar amamblenë, duke e cilësuar si hap drejt diktaturës. Nicolas Maduro Guerra, djali i presidentit të Venezuelës, kërcënoi se do të marrë Shtëpinë e Bardhë me armë, nëse Donald Trump dërgon ushtrinë ne vendin e tij. Shtëpia e Bardhë e ka dënuar regjimin e presidentit Nicolas Maduro për shkelje të të drejtave të njeriut, diçka që konfirmohet edhe nga më shumë se 120 të vrarët në protesta që prej prillit. I pyetur nga mediat se çdo të bëhet me Venezuelën, Trump tha se atje njerëzit po vuajnë dhe po vdesin, prandaj nuk ka përjashtuar opsionin ushtarak. Kjo shkaktoi reagimin e mjaft politikanëve në Venezuela, mes të cilëve ra në sy kërcënimi i djalit të Maduros, megjithëse ky i fundit duket se nuk e di ku është Shtëpia e Bardhë.  "Nëse dhunohet atdheu ynë, pushkët do të mbërrijnë në Nju Jork. Trump, ne do të vijmë dhe do të marrim Shtëpinë e Bardhë”, u shpreh Nicolas Maduro Guerra. Administrata Trump vendosi sanksione ndaj Venezuelës pasi presidenti Maduro zëvendësoi Parlamentin e kontrolluar nga opozita me asamblenë e tij kushtetuese. Protestat që prej muajsh vazhdojnë në Venezuela janë ashpërsuar ndjeshëm pas kësaj lëvizje të Maduros, duke zhytur vendin latin gjithnjë e më shumë në kaos.