Tensione të reja mes Amerikës dhe Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i57638-tensione_të_reja_mes_amerikës_dhe_rusisë
Vendimi i qeverisë amerikane për pezullimin e vizave për shtetasit rus, ka shtuar akoma më shumë tensionet në marrëdhëniet Uashington-Moskë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 22, 2017 09:09 Europe/Tirane
  • Tensione të reja mes Amerikës dhe Rusisë

Vendimi i qeverisë amerikane për pezullimin e vizave për shtetasit rus, ka shtuar akoma më shumë tensionet në marrëdhëniet Uashington-Moskë.

Ambasada e SHBA në Moskë tha se do të pezullojë lëshimin e vizave për jo-emigrantët duke filluar nga e mërkura e deri më 1 shtator. Ambasada tha se kjo masë është rrjedhojë e shkurtimit të personelit të saj të imponuar nga qeveria ruse. Në një deklaratë të ambasadës thuhej se operacionet do të rifillojnë në Moskë më 1 shtator, ndërsa operacionet e vizave në konsullatat amerikane do të mbeten të pezulluara për një afat të pacaktuar. Në deklaratë thuhej gjithashtu se të gjitha takimet e planifikuara për këto lloj vizash do të anulohen. Ndërkohë, Presidenti rus Vladimir Putin emëroi zëvendësministrin e jashtëm Anatoly Antonov si ambasadorin e ri të Rusisë në Shtetet e Bashkuara. Ai do të zëvendësojë ambasadorin Sergei Kislyak, i cili shërbeu si i dërguar i Moskës në Uashington për më shumë se nëntë vjet.