Sigmar Gabriel: BE të mbështesë kundërshtarët e Erdogan
https://parstoday.ir/sq/news/world-i57712-sigmar_gabriel_be_të_mbështesë_kundërshtarët_e_erdogan
Ministri i jashtëm i Gjermanisë ka kërkuar nga BE që të mbështesë kundërshtarët e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.
(last modified 2025-09-04T21:15:56+00:00 )
Gusht 23, 2017 07:56 Europe/Tirane
  • Sigmar Gabriel: BE të mbështesë kundërshtarët e Erdogan

Ministri i jashtëm i Gjermanisë ka kërkuar nga BE që të mbështesë kundërshtarët e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

Sigmar Gabriel, ditën e martë në një takim elektoral të partisë Kristian-Demokrate të Gjermanisë, tha se më shumë se gjysma e popullit turk është pro demokracisë dhe nuk mbështesin Erdogan. Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka thënë të premten se partia e kancelares gjermane, Angela Merkel, Partia Kristian - Demokrate dhe aleatët e saj, janë armiq të Turqisë dhe  për këtë ai u bëri thirrje votuesve turq në këtë vend, që të mos i votojnë ata, në zgjedhjet e muajit të ardhshëm. “Po ju bëj thirrje të gjithë bashkëvendasve të mi në Gjermani, Kristian- Demokratët, SDP, Partia e Gjelbër, të gjithë janë armiq të Turqisë. Mbështetni partitë politike që nuk janë armike të Turqisë”, ka thënë ndër të tjera Erdogan. Deklaratat e Erdoganit, ndër më të fortat e bëra deri më tani kundër kandelares Merkel nxitën kundërpërgjigje të ashpër nga liderja gjermane, qeveria e saj dhe disa organizata turke në Gjermani, që nxorën në pah krisjen e thellë mes aleatëve të NATO-s dhe partnerëve të ngushtë tregtarë.  "Nuk do të tolerojmë asnjë lloj ndërhyrjeje”, ishte reagimi i prerë i Merkelit gjatë një tubimi në qytetin perëndimor të Hefordit, ndërsa ministri i Jashtëm Sigmar Gabriel i cilësoi komentet si një ndërhyrje të paprecedentë në sovranitetin e Gjermanisë. Lidhjet mes Ankarasë dhe Berlinit u përkeqësuan ndjeshëm pas grushtit të dështuar të shtetit, kur autoritetet turke shkarkuan nga detyra 150 mijë njerëz e burgosën më shumë se 50 mijë të tjerë, përfshirë shtetas gjermanë.