10-vjeçari amerikan kërcënon Trump në një video të ISIS
ISIS ka publikuar një video të re propaganduese ku një djalë 10-vjeçar amerikan kërcënon presidentin e Amerikës Donald Trump.
Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, në video, fëmija, i cili pretendon se është djali i një ushtari amerikan në Irak, i drejtohet Trump duke i thënë: “Beteja do të përfundojë në tokat tuaja” Djali gjithashtu e quan Trump një “kukull të hebrenjve”. Video mendohet se është filmuar në Raka të Sirisë. Sipas Grupit të Inteligjenës SITE, 10-vjeçari i quajtur Jusuf ka emigruar në Siri dy vite më parë së bashku me nënën e tij. Në video Jusuf përshkruan sulmet ajrore të vazhdueshme kundër Shtetit Islamik dhe kërcënon se beteja do të zhvendoset në Perëndim. Ai e përfundon videon duke thënë: “Bëhuni gati sepse lufta sapo ka filluar.”