Reagimi i Trump ndaj kritikave të senatorit të Tennessee
Presidenti i Shteteve të Bashkuara përshkroi komentet kritike të kryetarit të Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë si të çuditshme.
Në një deklaratë të kohëve të fundit, presidenti amerikan Donald Trump, në përgjigje të senatorit Bob Corker nga Tennessee, i cili e akuzoi atë si të paaftë, shkroi në Twiter se, vërejtjet e Senator Corker janë të çuditshme. Kreu i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, Bob Corker i ka vënë në dyshim kompetencat e presidentit Donald Trump për të shërbyer në zyrën më të rëndësishme të shtetit. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pati planifikuar më herët që ta emërojë Corker në pozitën e Sekretarit të Shtetit. Nëse presidenti Trump nuk bën “ndryshime radikale”, ai mund ta dërgojë kombin “në një rrezik të madh”, ka thënë senatori Corker. Ai i ka bërë këto komente pasi presidenti Trump reagoi me një varg postimesh në “Twitter” për deklaratat e tij të mëparshme rreth dënimit të dhunës dhe racizmit në protestat në Virxhinia, e duke propozuar se ekzekutimi brutal i islamikëve është mënyra më e mirë për t’i penguar këto sulme, pas njoftimit për sulmin terrorist në Barcelonë, në të cilin humbën jetën 13 persona. “Duhet të bëhen disa ndryshime radikale”, ka thënë Corker në Tennesse.