Dhjetëra mijëra myslimanë largohen nga dhuna në Mianmar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i57940-dhjetëra_mijëra_myslimanë_largohen_nga_dhuna_në_mianmar
Dhjetëra mijëra myslimanë kanë nisur të ikin drejt kufirit perëndimor të Mianmarit me Bangladeshin, ndërsa turmat budiste dhe forcat e sigurisë së Mianmarit po nxisin dhunën ndaj anëtarëve të komunitetit Rohingia.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 26, 2017 14:19 Europe/Tirane
  • Dhjetëra mijëra myslimanë largohen nga dhuna në Mianmar

Dhjetëra mijëra myslimanë kanë nisur të ikin drejt kufirit perëndimor të Mianmarit me Bangladeshin, ndërsa turmat budiste dhe forcat e sigurisë së Mianmarit po nxisin dhunën ndaj anëtarëve të komunitetit Rohingia.

Raportet bëjnë të ditur se myslimanët Rohingia në masë po përpiqen të kalojnë në Bangladesh pasi operacionet e forcave të sigurisë u intensifikuan dhe policia përdori plumba realë kundër myslimanëve në fshatra të ndryshme të shtetit Rakhin në Mianmar. Eksodi vjen dy ditë pasi dhjetëra policë dhe posta kufitare në Rakhin u sulmuan nga luftëtarët e Ushtrisë së Shpëtimit të Arakanit Rohingia, një grup që pretendon se është mbrojtës i myslimanëve Rohingia. Një total prej 89 personash, duke përfshirë 12 pjesëtarë të forcave të sigurisë, u vranë gjatë sulmeve të së enjtes dhe operacioneve ushtarake pasuese, tha qeveria. Rreth gjysmë milioni myslimanë  Rohingia tashmë janë vendosur në kampet e refugjatëve në rajonin Bazar në Bangladesh dhe Dhaka thotë se nuk mund ta mbajë më barrën e refugjatëve.