18 mijë myslimanë Rohingianë largohen nga Mianmari
(last modified Wed, 30 Aug 2017 09:38:42 GMT )
Gusht 30, 2017 11:38 Europe/Tirane
  • 18 mijë myslimanë Rohingianë largohen nga Mianmari

Gjatë javës së kaluar për t’i shpëtuar dhunës, nga Mianmari janë larguar 18 mijë myslimanë Rohingianë.

Lajmi bëhet i ditur nga organizata ndërkombëtare e emigracionit IOM sipas të cilës javën e kaluar 18 mijë myslimanë kanë kaluar kufirin e Mianmarit në drejtim të Bangladeshit për t’i shpëtuar dhunës në këtë vend. Myslimanët Rohingia jetojnë në provincën Rakhin në veriperëndim të Mianmarit. Ata prej 5 vitesh përballen me sulmet dhe dhunën sistematike të budistëve ekstremistë. Prej 18 mijë myslimanëve që janë larguar nga Mianmari, 9 mijë prej tyre janë vendosur në vende të sigurta ndërkohë që 2 mijë janë bllokuar në kufirin mes Mianmarit dhe Bangladeshit.

Tags