Këshilli Evropian i shqetësuar me gjenocidin kundër myslimanëve Rohingia në Mianmar
(last modified Wed, 30 Aug 2017 18:13:25 GMT )
Gusht 30, 2017 20:13 Europe/Tirane
  • Këshilli Evropian i shqetësuar me gjenocidin kundër myslimanëve Rohingia në Mianmar

Këshilli Evropian bëri thirrje për ndalimin e gjenocidit kundër myslimanëve Rohingia në Mianmar.

Sipas gazetës turke Hurriyet, Këshilli Evropian lëshoi një deklaratë të martën ku thuhej se gjenocidi ndaj myslimanëve në Myanmarin perëndimor vazhdon dhe se ushtria e këtij vendi është shkaku kryesor i gjenocidit. Kombet e Bashkuara gjithashtu kanë dënuar vrasjet brutale ndaj myslimanëve në Mianmar. Dhjetëra mijëra myslimanë kanë nisur të ikin drejt kufirit perëndimor të Mianmarit me Bangladeshin, ndërsa turmat budiste dhe forcat e sigurisë së Mianmarit po nxisin dhunën ndaj anëtarëve të komunitetit Rohingia. Raportet bëjnë të ditur se myslimanët Rohingia në masë po përpiqen të kalojnë në Bangladesh pasi operacionet e forcave të sigurisë u intensifikuan dhe policia përdori plumba realë kundër myslimanëve në fshatra të ndryshme të shtetit Rakhin në Mianmar. Eksodi vjen dy ditë pasi dhjetëra policë dhe posta kufitare në Rakhin u sulmuan nga luftëtarët e Ushtrisë së Shpëtimit të Arakanit Rohingia, një grup që pretendon se është mbrojtës i myslimanëve Rohingia.

 

Tags