Bisedë telefonike e Trump me mbretin Selman
https://parstoday.ir/sq/news/world-i58201-bisedë_telefonike_e_trump_me_mbretin_selman
Shtëpia e Bardhë njoftoi për një bisedë telefonike mes presidentit Donald Trump dhe mbretit të Arabisë Saudite, Selman Bin Abdul’aziz.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 31, 2017 09:57 Europe/Tirane
  • Bisedë telefonike e Trump me mbretin Selman

Shtëpia e Bardhë njoftoi për një bisedë telefonike mes presidentit Donald Trump dhe mbretit të Arabisë Saudite, Selman Bin Abdul’aziz.

Qendër e bisedimeve të presidentit amerikan dhe mbretit të Arabisë Saudite ka qenë Irani dhe ajo që Shtëpia e Bardhë e quajti “ kërcënimet e Iranit në rajon”. Të tilla pretendime bëhen në kohën kur jemeni prej 2 vitesh përballet me sulmet dhe bombardimet e egra të regjimit Al Saud i mbështetur nga Amerika. Nga ky agresion 12 mijë civilë jemenas kanë humbur jetën, mes tyre shumë gra dhe fëmijë dhe me miliona ta tjerë janë detyruar të evakuohen. Riadi dhe Uashingtoni gjithashtu janë mbështetësit kryesorë të terrorizmit në Lindjen e Mesme dhe kanë luajtur rol të madh në vrasjen e popullit irakian dhe sirian. Kriza në Siri ka nisur prej vitit 2011 dhe në Irak prej vitit 2014 me sulmin e grupeve terroriste të mbështetur nga Amerika, Arabia Saudite dhe aleatët e tyre si Turqia me qëllim ndryshimin e rrjedhave të rajonit në interes të regjimit sionist. Mirëpo muajt e fundit forcat irakiane dhe ato siriane të mbështetur nga konsultimet ushtarake të Iranit, kanë arritur të çlirojnë shumë zona nga zgjedha e terroristëve.