Dënohet heshtja e bashkësisë ndërkombëtare ndaj mizorive kundër myslimanëve rohingia
(last modified Thu, 31 Aug 2017 15:48:53 GMT )
Gusht 31, 2017 17:48 Europe/Tirane
  • Dënohet heshtja e bashkësisë ndërkombëtare ndaj mizorive kundër myslimanëve rohingia

Kreu i organizatës për të drejtat e myslimanëve Rohingia në Britani kritikoi ashpër heshtjen e komunitetit ndërkombëtar për krimet e kryera kundër myslimanëve në Mianmar.

Tun Khin, kreu i Organizatës Britanike Rohingy (ARSA), në një artikull të botuar në faqen e internetit të kanalit televiziv Al Jazeera, shkroi: "Derisa bashkësia ndërkombëtare të mos ushtrojë presione  mbi Ushtrinë dhe Qeverinë e Mianmarit, masakrimi i myslimanëve në Mianmar do të vazhdojë”. Ai theksoi se dhjetëra mijëra myslimanë Rohingia u larguan nga shtëpitë e tyre, nga frika e sulmeve të forcave ushtarake të Mianmarit, dhe më shumë se 2,000 muslimanë Rohingia janë masakruar nga forcat e sigurisë dhe ekstremistët budistë në Mianmar. Numri i myslimanëve të etnisë rohingia në Mianmar që janë larguar nga vendi drejt Bangladeshit që nga nisja e dhunës së ushtrisë dhe policisë dhe ekstremistëve budistë 5 ditë më parë ka arritur në të paktën 18 mijë e 500. Shifrën e ka komunikuar Zyra Ndërkombëtare e OKB-së për Emigracionin. Ndërkohë, disa mijëra të tjerë nuk janë në gjendje të kalojnë kufirin dhe janë strehuar në Situe, kryeqytet i shtetit Rakhine, në perëndim të Mianmarit.  Shumica e njerëzve të përfshirë në këtë eksod janë gra, fëmijë dhe të moshuar. Komuniteti ndërkombëtar dhe mediat botërore po heshtin ndaj masakrave dhe spastrimit etnik që po kryhet ndaj myslimanëve në Mianmar.

 

Tags