60 anëtarë të Frontit al-Nusra ndodhen në Gjermani
Një media gjermane njoftoi se rreth 60 anëtarë të grupit terrorist Fronti al-Nusra ndodhen në Gjermani.
Revista gjermane Spiegel në botimin e saj të së shtunës, duke cituar zyrtarët gjermanë të sigurisë, shkroi se dhjetëra elementë të grupit terrorist të Frontit al-Nusra në formën e një brigade kanë shkuar si azilantë në Gjermani. Elementët e kësaj brigade fillimisht u shfaqën së bashku me të ashtuquajturën "Ushtria e Lirë Siriane", e cila më vonë u bashkua me Frontin al-Nusra dhe u përfshi në masakrat e Sirisë, në veçanti në vrasjen e civilëve. Raporti thekson se autoritetet gjermane janë duke hetuar 25 anëtarë të brigadës dhe ka të ngjarë që më shumë se 30 anëtarë të tjerë të Frontit al-Nusra, identiteti i të cilëve është i paqartë, të jenë strehuar në Gjermani. Sipas raportit, Qendra Federale Gjermane e Inteligjencës (RDGJ) ka formuar një grup punues që synon ndjekjen e të dyshuarve për lidhje me këta elementë terroristë. Autoritetet gjermane janë të shqetësuar për hyrjen e elementeve të grupit terrorist të Frontit Nusra në vend, ndërsa grupet terroriste janë krijuar me mbështetjen financiare të vendeve perëndimore për gjoja opozitën siriane.