Reagimi i BE ndaj zhvillimeve atomike në gadishullin Korean
https://parstoday.ir/sq/news/world-i58332-reagimi_i_be_ndaj_zhvillimeve_atomike_në_gadishullin_korean
Federika Mogherini shefe e diplomacisë evropiane me anë të një deklarate ka reaguar ndaj testimeve bërthamore të Koresë së Veriut dhe tha se të tilla veprime të Phenianit bien ndesh me zotimet ndërkombëtare të tij.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 04, 2017 04:32 Europe/Tirane
  • Reagimi i BE ndaj zhvillimeve atomike në gadishullin Korean

Federika Mogherini shefe e diplomacisë evropiane me anë të një deklarate ka reaguar ndaj testimeve bërthamore të Koresë së Veriut dhe tha se të tilla veprime të Phenianit bien ndesh me zotimet ndërkombëtare të tij.

Koreja e Veriut thotë se ka testuar me suksese një armë bërthamore hidrogjenike, e cila mund të ngarkohet në një raketë me rreze të gjatë veprimi. Shefja e diplomacisë evropiane, këtë testim e ka quajtur kërcënim të madh për sigurinë e rajonit dhe të botës dhe shtoi se një prej sfidave më të mëdha të botës është ndalimi i përhapjes së armëve atomike “Ky veprim është për të disatën herë në shkelje të papranueshme dhe të drejtpërdrejtë të detyrimeve të Koresë së Veriut për të mos prodhuar apo testuar armë bërthamore, siç përcaktohet në rezolutat e panumërta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e përbën një provokim madhor, një kërcënim të rëndë ndaj sigurisë rajonale e ndërkombëtare, si dhe një sfidë masive ndaj regjimit global kundër armëve bërthamore”, thuhet ndër të tjera në deklaratë. “Mesazhi i Bashkimit Evropian është i qartë: Koreja e Veriut duhet t’i braktisë programet bërthamore, të armëve të shkatërrimit në masë dhe të raketave balistike, në një mënyrë të plotë, të verifikueshme dhe të pakthyeshme. Madje të ndalë në mënyrë të menjëhershme të gjitha aktivitetet e lidhura me këto programe”, thotë Mogherini. Qëndrimi i BE ndaj testimit të fundit bërthamor të Koresë së Veriut, vjen nga shqetësimi i lindur pas tensioneve ushtarake në rajon që vë në rrezik interesat e BE në lindje të Azisë. Për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve dhe përkeqësimin e situatës, Bashkimi Evropian është shprehur i gatshëm për të shtuar akoma më shumë sanksionet e tij kundër Koresë së Veriut.  Donald Tusk, kreu i Këshillit të Evropës ditën e dielë pas testimit të gjashtë të raketave nga ana e Koresë së Veriut që ishte edhe testimi më i fuqishëm bërthamor i këtij vendi, vuri në dukje se BE do të shtojë sanksionet kundër Phenianit. Tusk tha se BE nga Koreja e Veriut kërkon që pa asnjë kusht të rinisë bisedimet për programin e saj bërthamor. Kryetari i Këshillit të Evropës nga KS i OKB kërkoi që të vendosë akoma më shumë sanksione kundër Koresë së Veriut dhe të tregojë fuqinë e vet për çarmatosjen bërthamore të gadishullit korean në formë paqësore. Koreja e Veriut ka deklaruar se ka testuar me suksese një armë bërthamore, e cila mund të ngarkohet në një raketë me rreze të gjatë veprimi. Ndaj veprimeve të Koresë së Veriut ka reaguar edhe NATO. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg,  dënoi ashpër testin e gjashtë bërthamor të Koresë së Veriut.  Gjatë një shkrimi në faqen zyrtare të NATO-S, Stoltenberg, tha se kjo është një shkelje tjetër flagrante e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfshirë atë të UNHCR, të miratuar në nëntor 2016. “NATO-ja është e shqetësuar nga qëndrimi destabilizues i Phenianit, që përbën një kërcënim për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare. I kërkoj Koresë së Veriut të respektojë detyrimet ndërkombëtare dhe të lerë mënjanë të gjitha kërcënimet dhe veprimet që nxisin tensione dhe destabilitet”  shkruan Stoltenberg. Koreja e Veriut pretendon se ka kryer me sukses  një test të një bombe me hidrogjen, që mund  bashkohet në të ardhmen një rakete balistike ndërkontinentale. Koreja e Veriut ka sfiduar sanksionet e OKB-së dhe presionin ndërkombëtar për të zhvilluar armë bërthamore dhe raketa provë, që potencialisht mund të arrijnë SHBA. Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim urgjent të hënën, për të diskutuar një përgjigje ndërkombëtare, sipas misionit të SHBA. Agjencia mbikëqyrëse e OKB-së për çështjet bërthamore e quan programin e Koresë së Veriut “një shqetësim tejet të rëndë”, pasi vendi i izoluar komunist, në të cilin ekspertët e kësaj agjencie nuk kanë qasje, zhvilloi testin e 6 bërthamor, që prej vitit 2006.