Lavrov kritikon tensionet në Gadishullin Korean
https://parstoday.ir/sq/news/world-i58409-lavrov_kritikon_tensionet_në_gadishullin_korean
Ministri i Jashtëm rus kritikoi tensionet në Gadishullin Korean.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 05, 2017 15:28 Europe/Tirane
  • Lavrov kritikon tensionet në Gadishullin Korean

Ministri i Jashtëm rus kritikoi tensionet në Gadishullin Korean.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Sergej Lavrov, të martën, në një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Rex Tillerson, tha se në Gadishullin Korean nuk duhet të përdoret forca ushtarake. Ministri i Jashtëm rus, më tej kërkoi të shfrytëzohen mekanizmat diplomatikë për të gjetur zgjidhje paqësore ndaj problemit. Lavrov gjithashtu theksoi nevojën për të përdorur kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres për të zgjidhur tensionet në Gadishullin Korean. Koreja e Veriut ka theksuar vazhdimisht se, për sa kohë që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre vazhdojnë me kërcënimet e tyre kundër Koresë së Veriut , Peniani do të vazhdojë të forcojë aftësitë ushtarake të tij.