Reagimet ndaj deklaratave më të fundit anti-iraniane të Nikki Haley
Deklaratat anti-iraniane të përfaqësueses së Amerikës në OKB në lidhje me shkeljen e marrëveshjes bërthamore janë shoqëruar me reagime të gjera dhe kritika të ndryshme nga qarqet politike të këtij vendi.
Kanali televiziv CNN njoftoi se senatori Ben Karden, përfaqësues i demokratëve në Senatin e Amerikës, të martën duke shprehur shqetësime rreth deklaratave të Nikki Haley, akuzoi Shtëpinë e Bardhë se po bënë lojë politike kundër marrëveshjes bërthamore mes Grupit 5+1 dhe Iranit. Ben Rouds, ish-këshilltari për siguri kombëtare i Barak Obamas, ish-presidentit të Amerikës, gjithashtu iu ka drejtuar Nikki Haley duke thënë: "Irani ka zbatuar të gjitha angazhimet e veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore". Richard Nefiu, ish-negociatori amerikan në negociatat bërthamore, gjithashtu ka paralajmëruar qeverinë e Donald Trump duke thënë: "Nëse pa kurrfarë argumenti akuzoni Iranin për shkelje të marrëveshjes bërthamore, në të ardhmen do të pendoheni nga këto qëndrime". Nikki Haley, përfaqësuesja e Amerikës në OKB, gjatë fjalimit të saj në institutin "American Enterprise" pretendoi: "Marrëveshja bërthamore është një marrëveshje e mangët dhe e kufizuar dhe Republika Islamike e Iranit e ka shkelur disa herë këtë marrëveshje".