NATO: Presioni mbi Korenë e Veriut duhet të rritet
(last modified Wed, 06 Sep 2017 20:50:38 GMT )
Shtator 06, 2017 22:50 Europe/Tirane
  • NATO: Presioni mbi Korenë e Veriut duhet të rritet

Aleanca veri-atlantike  (NATO) të mërkurën i kërkoi Shteteve të Bashkuara të ushtrojnë presion mbi Penianin.

Përfaqësuesit e vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel të mërkurën theksuan se zbatimi i plotë dhe transparent i sanksioneve të OKB-së kundër Koresë së Veriut është thelbësor për të gjitha vendet, njofton BBC. Tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj me Korenë e Veriut janë intensifikuar në ditët e fundit me qasjen brutale të presidentit amerikan Donald Trump. Trump kërcënoi me sulme ushtarake kundër Koresë së Veriut më 8 gusht 2017. Peniani ka theksuar vazhdimisht se përderisa Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj vazhdojnë kërcënimet e tyre kundër Koresë së Veriut, ai do të vazhdojë të forcojë aftësitë e saj ushtarake.

 

Tags