Pezullohet organizimi i referendumit në Katalonia
https://parstoday.ir/sq/news/world-i58573-pezullohet_organizimi_i_referendumit_në_katalonia
Gjykata kushtetuese në Spanjë ka pezulluar vendimin për organizimin e referendumit në rajonin Katalonia.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 08, 2017 06:31 Europe/Tirane
  • Pezullohet organizimi i referendumit në Katalonia

Gjykata kushtetuese në Spanjë ka pezulluar vendimin për organizimin e referendumit në rajonin Katalonia.

Kjo gjykatë me anë të një verdikti të lëshuar dje ka penguar organizimin e referendumit për ndarjen e rajonit Katalonia që ishte programuar të mbahej më 1 tetor. Më herët Mariano Rajoy me anë të një ankese të paraqitur në gjykatë, organizimin e këtij referendumi e ka quajtur të jashtëligjshëm. Sipas kushtetutës së Spanjës, ky vend është i pandashëm. Në nëntor të 2014-ës, banorët e Katalonias me anë të një referendumi jo-obligues janë shprehur pro ndarjes nga Spanja.