Pezullohet organizimi i referendumit në Katalonia
Shtator 08, 2017 06:31 Europe/Tirane
Gjykata kushtetuese në Spanjë ka pezulluar vendimin për organizimin e referendumit në rajonin Katalonia.
Kjo gjykatë me anë të një verdikti të lëshuar dje ka penguar organizimin e referendumit për ndarjen e rajonit Katalonia që ishte programuar të mbahej më 1 tetor. Më herët Mariano Rajoy me anë të një ankese të paraqitur në gjykatë, organizimin e këtij referendumi e ka quajtur të jashtëligjshëm. Sipas kushtetutës së Spanjës, ky vend është i pandashëm. Në nëntor të 2014-ës, banorët e Katalonias me anë të një referendumi jo-obligues janë shprehur pro ndarjes nga Spanja.
Tags