Shkencëtari i MIT kritikon modelin e tërheqjes së Trump
Shkencëtari i Institutit të Teknologjisë të Massachusetts-MIT (Massachusetts Institute of Technology) kritikoi modelin e tërheqjes së Presidentit të SHBA Donald Trump nga marrëveshja historike bërthamore, duke thënë se ajo është 'shumëpalëshe dhe mund të mbijetojë edhe përkundër tërheqjes së SHBA'.
John Tirman, drejtor ekzekutiv dhe hulumtues kryesor në Qendrën MIT për Studime Ndërkombëtare, i bëri këto deklarata në një intervistë e cila u botua në faqen e internetit të Persia Digest më 7 shtator. "ANEA riafirmoi javën e kaluar se Irani deri më tani ka vepruar në përputhje me marrëveshjen bërthamore. Por, Presidenti Trump kishte thënë më parë se Irani nuk ka gjasa të mbetet i angazhuar deri në tetor. Lajmet e një plani për dalje të SHBA nga Plani i Përbashkët Veprimit u publikua gjithashtu nga John Bolton. Megjithatë, BE, Kina dhe Rusia dhe kohët e fundit BRICS, kanë përsëritur rëndësinë e të gjitha palëve që të mbeten palë e marrëveshjes bërthamore, ka thënë Tirman për Persia Digest. Duke komentuar mbi arsyet kryesore të kundërshtimit të marrëveshjes bërthamore nga Presidenti amerikan Donald Trump, Tirman tha: "Trump po i bën jehonë krahut të djathtë të marrëveshjes bërthamore. Republikanët në përgjithësi e kundërshtonin këtë marrëveshje në kohën e negociatave. Ata këmbëngulnin se Irani nuk është i besueshëm dhe se marrëveshja po maskon aktivitete të fshehta që synojnë prodhimin e armëve bërthamore. Trump është gjithashtu i motivuar nga urrejtja e tij për të gjitha gjërat që Obama ka arritur dhe marrëveshjea bërthamore është arritja kryesore e politikës së jashtme të Obamës. Duke iu përgjigjur një pyetjeje për 1.7 miliardë dollarë, e cila është kthyer në Iran në para të gatshme, ai shtoi se "paratë e kthyera në Iran ishin asetet e ngrira të Iranit, jo fondet e SHBA, por ky dallim është i paqartë qëllimisht në diskursin e krahut të djathtë, veçanërisht në mediat sociale". Duke komentuar nëse Trump do të lërë marrëveshjen bërthamore në të njëjtën mënyrë sikur që ai la Partneritetit Trans-Pacific dhe Marrëveshjen e Parisit, Tirman deklaroi: 'Unë pres që ai të tërhiqet nga marrëveshja. Ky është modeli i tij. Për fat të keq, ka shumë në SHBA përveç bazës së tij politike, të cilët nuk e pëlqejnë marrëveshjen, të ashtuquajturat neo-konservatorët, Lobi i Izraelit dhe disa në komunitetin e sigurisë kombëtare. Ata kanë ndikim që është më i madh se numri i tyre. Ka në administratë, veçanërisht McMaster dhe Mattis - të cilët nuk janë miq të Iranit, por mund të këshillojnë që të mos tërhiqen nga marrëveshja, sepse pasojat për sigurinë rajonale do të ishin të tmerrshme. Ashtu si Marrëveshja e Parisit, Plani i Përbashkët i Veprimit është shumëpalësh dhe mund të mbijetojë edhe nëse SHBA do të tërhiqet. Duke komentuar pasojat e tërheqjes së marrëveshjes për SHBA, studiuesi amerikan tha: "Është e vështirë të parashikosh pasojat. Shumë varet nga Irani dhe se si ky vend reagon në atë rast”. "Ka indikacione se pesë palët e tjera kryesore të marrëveshjes do të mbeten të dedikuara për të, për sa kohë që Irani përmbush detyrimet e tij. Shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini, ka thënë ase Rusia dhe Kina nuk kanë gjasa të jenë shkaktarë të daljes nga marrëveshja në këtë rast. Tani është një marrëveshje ndërkombëtare në fakt, pasi është miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Është në interesin ekonomik të Iranit që të mbetet në marrëveshje", tha Tirman.