Heshtja e presidentit të Shteteve të Bashkuara për të anashkaluar Obamacare
Presidenti i Shteteve të Bashkuara fshehtazi ka shkutuar buxhetin e një pjese të planit të kujdesit shëndetësor i njohur ndryshe si Obamacare.
Sipas gazetës Independent, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ndërpreu kreditimin për një nga filialet e këtij plani për 63 milionë dollarë, disa javë pasi ai hodhi poshtë ligjin e miratuar nga Barak Obama, pa thënë asgjë për këtë. Sipas planit, punëtorët të cilët janë trajnuar për të ndihmuar kompanitë e vogla kanë akses në paketat e sigurimeve shëndetësore. Shtëpia e Bardhë njoftoi muajin e kaluar se do të shkurtojë buxhetin me 23 milionë dollarë, ekuivalent me 41 përqind, por tani shuma totale e parave që është konsideruar si një grant për këtë plan është ndërprerë.