Brexit shton numrin e evropianëve që largohen nga Anglia
https://parstoday.ir/sq/news/world-i58817-brexit_shton_numrin_e_evropianëve_që_largohen_nga_anglia
Megjithë premtimet e palëve për parandalimin e largimit të shtetasve evropianë nga Anglia, me zbatimin e planit për Brexit, numri i evropianëve që po largohen nga ky vend është shtuar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 11, 2017 12:45 Europe/Tirane
  • Brexit shton numrin e evropianëve që largohen nga Anglia

Megjithë premtimet e palëve për parandalimin e largimit të shtetasve evropianë nga Anglia, me zbatimin e planit për Brexit, numri i evropianëve që po largohen nga ky vend është shtuar.

Sipas një artikulli të gazetës Indipendent, në vitin 2017 largimi i detyruar i shtetasve evropianë nga Anglia në krahasim me një vit më parë është shtuar me 26%. Vetëm muajin e kaluar numri i të larguarve është shtuar me 14% më shumë në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë. Ndërkohë ministria e brendshme e Anglisë muajin e kaluar u ka dërguar me qindra letra shtetasve evropianë të cilëve u kërkohet të largohen vullnetarisht nga Anglia. Negociatat për Brexit kanë nisur në muajin mars të këtij viti dhe përfundojnë në vitin 2019.