Për herë të parë Trump kryeson përkujtimin për 11 Shtatorin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i58839-për_herë_të_parë_trump_kryeson_përkujtimin_për_11_shtatorin
Presidenti amerikan, Donald Trump, për të parën herë do ta kryesoj përkujtimin për 11 Shtatorin, që është një ngjarje ceremoniale e cila zakonsiht është jopartiake, me të cilën përkujtohen 3 mijë njerëzit e vrarë, kur rrëmbyesit e aeroplanëve e goditën Qendrën Tregtare Botërore, Pentagonin dhe një hapësirë në Pensilvani.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 11, 2017 15:44 Europe/Tirane
  • Për herë të parë Trump kryeson përkujtimin për 11 Shtatorin

Presidenti amerikan, Donald Trump, për të parën herë do ta kryesoj përkujtimin për 11 Shtatorin, që është një ngjarje ceremoniale e cila zakonsiht është jopartiake, me të cilën përkujtohen 3 mijë njerëzit e vrarë, kur rrëmbyesit e aeroplanëve e goditën Qendrën Tregtare Botërore, Pentagonin dhe një hapësirë në Pensilvani.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump, do të mbajnë një moment të heshtjes në Shtëpinë e Bardhë, pak para orës 9 të mëngjesit, sipas kohës në Nju Jork, që ishte koha kur aeroplani i parë i kishte goditur Kullat Bonjake të Qendrës Botërore të Tregtisë, më 11 Shtator të vitit 2001. Presidenti dhe zonja e parë, po ashtu, do të marrin pjesë në ceremoninë në Pentagon, e cila udhëhiqet nga sekretari i mbrojtjes, Jim Mattis, dhe gjenerali Joseph Dunford, që është shef i shtamadhorisë së Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara.