Reforma e sistemit te taksave, Trump: Të pasurit nuk përfitojnë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i59051-reforma_e_sistemit_te_taksave_trump_të_pasurit_nuk_përfitojnë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha të mërkurën se me planin e tij të reformimit të sistemit të taksave, amerikanët e pasur nuk do të përfitojnë dhe madje mund të detyrohen të paguajnë taksa më të larta.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shtator 14, 2017 05:18 Europe/Tirane
  • Reforma e sistemit te taksave, Trump: Të pasurit nuk përfitojnë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha të mërkurën se me planin e tij të reformimit të sistemit të taksave, amerikanët e pasur nuk do të përfitojnë dhe madje mund të detyrohen të paguajnë taksa më të larta.

Në një takim me një trup bipartizane ligjvënësish në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se qëllimi kryesor i tij ishte reduktimi i taksave për klasën e mesme dhe për koorporatat, në mënyrë që të stimulohet hapja e vendeve të reja të punës."Të pasurit nuk do të përfitojnë nga ky plan. ne po përpiqemi për klasën e mesme dhe për hapjen e vendeve të reja të punës. Unë nuk jam skeptik. Nëse do t'i bëjmë gjërat me pëlqimin e të dyja palëve, kjo do të ishte diçka shumë e mirë dhe mund të funksionojë", tha presidenti amerikan.